Home / Kryesoret / TV Koha me program të pasur festiv

TV Koha me program të pasur festiv

Tradicionalisht në natën më gazmore të vitit Tv Koha përgadit program të pasur me këngë , valle , humor për të gjitha moshat. Programi festiv do të filloj menjëherë pas përfundimit të këtij edicioni të lajmeve me program për fëmijë të përgaditur në çerdhen REA dhe më pas do të transmetohen të gjitha këngët e fëmijëve të kënduara në festivalin Bletëzat 2015. Rreth orës 20 adhuruesit e folklorit do të kenë rastin për here të pare të ndjekin folklorin më të ri të folkloristëve tetovarë, kurse në orën 21 programi festiv do të vazhdoj me këngë dhe valle të shoqëruara me humorin e grupit 3T , program ky që u realizua para disa ditëve në sallonin Planet në Kamjan. Deri në orët e vona të natës në këtë program do të defiloj e gjithë Estrada shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali I Zi. I gjithë programi festiv here pas here do të shoqërohet me ndërhyrje edhe të moderatoreve të Tv Koha që do të sjellin tek ju urimet më të përzemërta për vitin 2016. Pra qëndroni me programin e Tv Koha , si çdoherë edhe sonte , për një vit të mbarë dhe plot dashuri . Shfytëzojm rastin që në emër të të gjitha departamenteve , redaktorve, drejtuesve, dhe stafit tjetër teknik të ju urojm … Gëzuar Vitin e Ri 2016, të qëndrojm bashkë edhe këtë vit për tu bërë edhe më të fort. Gëzuar !

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *