Home / Kryesoret / Uikendi në Shkup – 34 fatkeqësi komunikacioni, 17 të lënduar

Uikendi në Shkup – 34 fatkeqësi komunikacioni, 17 të lënduar

Më 25 dhjetor, të premten, policia rrugore kreu ekspertizë në gjithsejt 10 fatkeqësi komunikacioni. Prej tyre, pesë janë me pasojë të dëmeve materiale dhe katër me pasojë të lëndimeve të lehta trupore.

Ndodhi edhe një fatkeqësi me pasojë të lëndimit të rëndë trupor të një çiklisti.

Më 26 dhjetor, të shtunën, licia rrugore kreu ekspertizë në gjithsejt 15 fatkeqësi komunikacioni. Prej tyre, pesë janë me pasojë të dëmeve materiale dhe tre me pasoja të lëndimeve të lehta trupore.

Ndodhi edhe një fatkeqësi me pasoja të rënda të lëndimeve trupore, me ç’rast lëndime pësoi një bashkëudhëtar.

Gjatë tre ditëve të kaluara, nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar 12 vozitës të cilët të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni. Nëntëmbëdhjetë vozitës nuk e kanë respejtuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, nëntë vozitës kanë kalaur në të kuqe, si dhe 23 vozitës të cilët nuk e përdorën rripin e sigurisë apo kanë folur në celular gjatë drejtimit të automjetit. Janë sanksionuar edhe 15 kënbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendeve të shënaura për këmbësorë apo kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.

Me ndihmë të automjetit të posaçëm “kaçubetit” gjatë dy ditëve të kaluara nga ana e policisë rrugore janë mënjanuar 122 automjete të cilat kanë penguar lëvizjen normale të komunikacionit.

Sektori për rpeventivë pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup edhe sot vazhdon me punëtori edukative në shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit me temë “Ndikimi i alkoolit, drogës dhe substancave të tjera subtropike ndaj sigurisë së komunikacionit rrugor”.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *