Home / Kryesoret / Ultimatum për qeverinë, ose revoltë popullore

Ultimatum për qeverinë, ose revoltë popullore

Organizatat  “EcoGuerilla” dhe “Nëna e Fëmija”, i kanë dhënë ultimatum qeverisë që deri më 25 dhjetor që të ndalojë punën e “Jugohromit”, në të kundërtën janë kërcënuar me bllokimin e të gjitha rrugëve dhe institucioneve komunale.

Për ajrin që po na e mohon Nikolla Gruevski dhe servilët e tij. Për t’i bërë një presion më të madh Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komunës së Tetovës, në emër të qytetarëve që sot janë grumbulluar për të ngritur zërin e protestës në këtë shesh, institucioneve të lartëpërmendura po ju paraqesim këtë ULTIMATUM: 1. Ndërprerjen e menjëhershme të procesit të prodhimit në Jugohrom, deri në vendosjen përfundimtare të filtrave. 2. Zhvendosjen e deponisë nga hyrja e qytetit. 3. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve pa standarde ekologjike në qytet dhe zgjidhjen e kaosit në trafik. Kërkojmë që këto pika të përfshira në këtë ultimatum të realizohen më së voni deri në orën mesnatën e ditës së premte, me 25 Dhjetor 2015. Kërkojmë nga Qeveria e Maqedonisë dhe Komuna e Tetovës që këtë ultimatum ta marrin shumë seriozisht dhe te fillojme me realizimin e tij, përndryshe do përballen me pasojat, me revoltin e qytetarëve të Tetovës. Nëse këto kërkesa nuk plotësohen, lëvizja Eco Guerilla do i bëjë thirrje të hapur gjitha organizatave në vend, dhe gjithë qytetarëve të Tetovës që të bllokojnë institucionet e sistemit, përfshirë Komunën e Tetovës, Gjykatat, Hyrje-Daljet e qytetit, rrugët që çojnë në Jugohrom, gjitha rrugët që furnizojnë fabrikën Jugohrom, por dhe protesta gjithëpopullore përpara Qeverisë në Shkup. Të nderuar të pranishëm, kjo nuk përfundon këtu. Velesit iu deshën 14 vite të mbyllte shkritoren e cila i shkriu e i shkatërroi me familje e gjithçka, por ne s’kemi pse humbim 14 vite jetë për të mbushur xhepat e një grupi hajdutësh, kriminelësh, politikanësh të korruptuar. Nuk kemi pse presim që Jugohrom të shfrytëzojë deri në Dhjetor të vitit 2016 afatet e Nurhanit, Peshevskit, Gruevskit“, tha Arjanit Xhaferi ga Eco Guerilla.

lmedina Abdullai, nga Lëvizja Nëna dhe Fëmija tha:

“Ju jeni të zgjedhur me votat tona, ju që jeni përgjegjësit kryesor juve ju kërkojmë llogari të gjithëve një nga një. Nënat kanë një mesazh për Ju, nuk na intereson kush është ndotësi nuk na intereson çfarë masash ju do ndërmerrni , Ose ndalni ju helmin ose ne do ju ndalim juve”, tha Elmedina Abdullai, Nëna dhe Fëmija

Protestës iu bashkuan edhe personalitete të shumta të estradës duke kërkuar prej banorëve që të mos heqin dorë nga protestat deri në zgjidhjen e problemi, ndërsa pas kanë premtuar edhe një koncert i madh në qendër të Tetovës.

“Të jetosh afër malit Sharr dhe të kesh ajrin më të ndotur në botë kjo është katastrofë e madhe. Kërkojmë dhe jam i bindur që do e fitojmë betejën që Tetova të ketë ajër të pastër për të marr frymë dhe dashtë Zoti që kur t`ia arrijmë qëllimit do e festojmë me një koncert të madh të grupit Elita 5”, deklaroi Arif Ziberi, ELITA 5.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *