Home / Lajme / Rajon / UNHCR, 217 migrantë kanë humbur jetën gjatë këtij viti në rrugën drejtë Greqisë

UNHCR, 217 migrantë kanë humbur jetën gjatë këtij viti në rrugën drejtë Greqisë

Afër 770 mijë refugjtë  kanë arritur gjatë vitit 2015 në Greqi, rruga që i çon drejtë një jete më të sigurtë, ndërsa mbi 200 prej tyre janë mbytur në këtë udhëtim.

UNHCR-ja njoftoi se prej 768 mijë e 916 persona, të cilët kanë mbërritur në Greqi, 56 përqind janë meshkuj, 28 përqind fëmijë dhe 16 përqind gra. Rreth 60 përqind prej tyre janë nga Siria.

Sipas të dhënave të UNHCR-së, në rrugën drejt ishujve grek janë fundosur 217 migrantë, ndërsa 126 prej tyre llogariten si të zhdukur.

Pothuaj se të gjithë kanë arritur deri tek ishujt lindor grek në Detin Egje pasi kanë paguar trafikantët për një vend në varkat e vogla./AA/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *