Home / Kryesoret / USHT dhe Universiteti i Shkupit marrëveshje bashkëpunimi

USHT dhe Universiteti i Shkupit marrëveshje bashkëpunimi

Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Ky akt është firmosur nga dy dekanët,. Nasir Bexheti dhe. Nikolla Jankullovski. Ky memorandum parasheh përforcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në fushën e zhvillimit të Mjekësisë Familjare në Maqedoni, me qëllim të rritjes së kualitetit për mbrojtjen shëndetësore të pacientëve.Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së, Nasir Bexheti theksoi se dy fakultetet janë pajtuar që të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme të mjekësisë familjare. ,,Sipas marrëveshjes, ne do të bashkëpunojmë në këto fusha të mjekësisë familjare, si: Mësim deridiplomik në mjekësi familjare; Specializim për mjekësi familjare; Riedukim në lëmin e mjekësisë familjare; Hulumtim në fushën e mjekësisë familjare; Ngritje të vazhdueshme profesionale të mjekëve të mjekësisë familjare; Ngritje të vazhdueshme profesionale të edukatorëve, mentorëve, arsimtarëve, si dhe mbështetje në zhvillimin e Katedrës për mjekësi familjare”, tha Bexheti.Ky bashkëpunim mes dy fakulteteve do të realizohet edhe përmes shkëmbimit të profesorëve, si dhe studentëve të nivelit deridiplomik dhe pasdiplomik. Po ashtu, është paraparë të ketë mbikëqyrje në specializimin në lëmin e mjekësisë familjare, si dhe të bëhet organizim dhe pjesëmarrje në realizimin e provimit specialistik në lëmin e mjekësisë familjare. Mes tjerash, në të ardhmen do të organizohen edhe takime të përbashkëta të ekspertëve, si dhe rëndësi e veçantë do t’i kushtohet zhvillimit të projekteve të përbashkëta shkencore në fushën e mjekësisë familjare.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *