Home / Lajme / Maqedoni / USHT dhe Universiteti Uludag nga Bursa nënshkruan protokoll bashkëpunimi

USHT dhe Universiteti Uludag nga Bursa nënshkruan protokoll bashkëpunimi

Universiteti Uludag nga Bursa e Turqisë dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT) nënshkruan protokoll bashkëpunimi të ndërsjellë me qëllim të realizimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Në kuadër të protokollit i nënshkruar nga ana e Rektorit të Universitetit Uludag, Yusuf Ulcay dhe Dekanit të Fakultetit të Kulturës Fizike të USHT-së Hajri Ziba, këto dy universitete do të bashkëpunojnë në fushën e shkencave sportive.

Ulcay në fjalimin e tij në ceremoninë e nënshkrimit, tha se hynë në mesin e top 20 universiteteve në aspektin e madhësisë në Turqi. Ai theksoi se numri i studentëve ka arritur në 70 mijë, duke rikujtuar se posedojnë 2 mijë 500 akademikë dhe 3 mijë e 500 punonjës.

Rektori Ulcay gjithashtu shtoi se ne rast të realizimit të projekteve në kuadër të protokollit të nënshkruar, si Fakultet i Shkencave Sportive dëshirojnë që me USHT-në të bashkëpunojnë edhe në fusha të tjera.

Ndërsa Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike të USHT-së Hajri Ziba tha se ai beson që bashkëpunimi i realizuar në sport do të vazhdojë edhe në fusha të ndryshme shkencore.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *