Home / Lajme / Maqedoni / USHT i filloi aktivitetet për shënimin e 21 vjetorit të themelimit

USHT i filloi aktivitetet për shënimin e 21 vjetorit të themelimit

Me organizimin e aktiviteteve sportive nga Fakulteti i Kulturës Fizike, Universiteti Shtetëror i Tetovës, sot e hapi siparin e agjendës për shënimin e 21 vjetorit të themelimit. Në hapjen solemne të garave në futboll të vogël morën pjesë Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Arsim, Prof. dr. Reshat Qahili, Sekretari i përgjithshëm, Adem Beadini, Kryetari i Parlamentit Studentor, Ardian Bilalli, dekanë, senatorë, prodekanë, shefa të programeve studimore, profesorë dhe studentë.

Aktivitetet sportive i hapi Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Ajri Ziba, i cili theksoi se përveç turneut në futboll të vogël, ku marrin pjesë ekipe nga të gjitha fakultetet e USHT-së, do të organizohen gara edhe në basketboll dhe gjimnastikë. ,,Të nderuar, mirë se keni ardhur në hapjen solemne të aktiviteteve sportive në futboll të vogël, basketboll dhe gjimnastikë sportive, për nderë të festës kushtuar 21 vjetorit të themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Në cilësinë e Dekanit të Fakultetit të Kulturës Fizike, këto gara i shpalli të hapura, kurse ekipeve u dëshiroj suksese gjatë këtyre tri ditëve sa do të zgjasin këto aktivitete”, tha Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike të USHT-së, Prof. dr. Ajri Ziba.

Ndeshja e parë e garave në futboll të vogël, u zhvillua në mes të ekipit të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore dhe ekipit të Fakultetit Ekonomik. Prodekani i Fakultetit të Kulturës Fizike, Doc. dr. Haki Ismaili tha se në këtë aktivitet sportiv marrin pjesë gjithsej 11 ekipe, nga 11 fakultetet e USHT-së.

Garat në futboll të vogël do të përfundojnë më 15 dhjetor (e mërkurë), me finalen që do të zhvillohet në ora 12.00, mes dy ekipeve më të mira, ndërsa më pas do të ndahen çmimet për tri vendet e para.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *