Home / Lajme / Maqedoni / Vanhaute në hall me partitë

Vanhaute në hall me partitë

Sipas diplomatit evropian, Pitar Vanhaute, në Maqedoni është imediate të ndodhë pavarësia e mediave nga politika, ndërsa ka kërkuar departizimin dhe profesionalizimin e Agjencisë për media, shfrytëzim transparent të parave nga buxheti i shtetit për kampanjat qeveritare dhe ndryshim të modelit të sanksioneve ndaj mediave

Bisedimet për mediat shkojnë aq ngadalë sa që në disa raste e humbin edhe kuptimin dhe qëllimin e tyre. Kështu ka komentuar eksperti ndërkombëtar, Piter Vanhaute, rrjedhën e bisedimeve për mediat mes katër partive politike gjatë prezantimit të propozimeve të tij në një brifing me gazetarët dhe redaktorët e mediumeve të shkruara dhe elektronike në vend. Sipas Vanhautes, në Maqedoni është imediate të ndodhë pavarësia e mediave nga politika, ndërsa ka kërkuar departizimin dhe profesionalizimin e Agjencisë për media, shfrytëzim transparent të parave nga buxheti i shtetit për kampanjat qeveritare dhe ndryshim të modelit të sanksioneve ndaj mediave.

Për Këshillin e Agjencisë për media, Vanhaute propozon të jetë me 7 anëtarë, të cilët do të zgjidhen nga Parlamenti me 2/3 e votave  dhe me mandat 5 vjeçar përmes konkursit publik si dhe të punojnë me orar të rregullt të punës 40 orë në javë. Kandidatët duhet të kenë dy fletë-përkrahje nga së paku dy organizata joqeveritare, nga stafi akademik, nga shoqatat e gazetarëve dhe nga sindikatat e gazetarëve. Në këtë institucion Vanhaute gjithashtu propozon që kompetencat për gjobitje të kalojnë nga drejtori tek Këshilli i Agjencisë për media, ndërsa për drejtorin thotë se duhet të ketë vetëm kompetenca ekzekutive kurse të jetë Këshilli ai që merr vendime.

Eksperti Vanhaut propozon që TVSH-ja për reklamat të reduktohet nga 18 për qind deri 5 për qind. Lidhur me financimin e RTVM-së, Vanhaute propozon që të jetë 1 për qind nga buxheti i shtetit, apo rreth 30 milionë euro, ndërsa është pro heqjes së taksës radiodifuzive. Ai propozon që në televizionin publik të investohet në burime njerëzore sidomos në stafin profesional, që përfshinë gazetarët dhe redaktorët dhe këtë propozim Vanhaute theksoi se e ka zyrtarizuar për përfaqësuesit e partive politike BDI, PDSH, VMRO dhe LSDM. Vanhaute përmendi moshën mesatare të të punësuarve në RTVM, që sipas tij është 58 vjet dhe për të cilin theksoi se është e dhënë tronditëse. Eksperti belg duke qenë në vijë me standardet demokratike ndërkombëtarë propozon që operatorët kabllorë të regjistrojnë prodhimet e veta në agjencitë për të drejtat e autorit dhe e njëjta të vlejë dhe për televizionet dhe radiot si dhe mediat e shkruara.

Ai ka propozuar poashtu që të definohet saktë në nenin 92 të ligjit për shërbime audio dhe audiovizule emetimi i prodhimeve vendore dhe prodhimeve nga jashtë. Nga ana tjetër VMRO dhe LSDM ende kanë pozicione të dallueshme në disa pika për mediat. Sa i përket televizionit publik, LSDM  kërkon që Këshilli Programor i RTVM-së të ketë ka 13 anëtarë, ku Shoqata  dhe sindikata e gazetarëve të kenë nga një përfaqësues, 6 anëtarë t’i propozojë opozita, ndërsa 5 nga partitë opozitare. Kjo parti gjithashtu propozon që drejtori i RTVM-së të jetë një propozim i opozitës i zgjedhur nga Parlamenti. Sipas LSDM-së, drejtori mund të caktojë redaktorët pa pëlqimin e Këshillit Programor. VMRO kërkon rritjen e anëtarëve të Këshillit programor me nga dy anëtar nga SHGM-ja dhe Sindikata e gazetarëve, dy të tjerë të jenë nga bashkësitë fetare( jo klerik) por persona që kanë përvojë në media, duke marrë shembull 10 vende nga BE. Partia në pushtet kërkon që kompetencat e drejtorit të mos ndryshojnë, ndërsa për programin e punës propozon që të ketë debat publik para se të miratohet në Parlament.

VMRO thotë që RTVM-ja të jetë përgjegjës për trajnimin dhe profesionalizmin e gazetarëve. Si zgjidhje të pranueshme për televizionin publik janë diskutuar edhe këto propozime: Këshilli të përbëhet nga 11 anëtarë, një nga SHGM dhe një nga Sindikata, një me propozimin e teatrit turk, një propozim nga Teatri shqiptar, një propozim nga universitetet, 5 me konkurs publik nga Parlamenti. Drejtori i RTVM-së gjithashtu të zgjidhet me konkurs publik përmes një konkurrence të lirë. Ai mund të caktojë redaktorët vetëm me pëlqimin paraprak të Këshillit Programor.

Në Agjencinë për media LSDM propozon Këshillin prej shtatë anëtarëve, një nga SHGM dhe Sindikata e gazetarëve, tre nga opozita dhe dy nga pushteti. VMRO propozon rritjen e Këshillit me nga dy anëtarë nga SHGM dhe Sindikata e gazetarëve, një nga Oda e Avokatëve dhe një nga unioni i universiteteve. Sipas LSDM-së, duhet të mundësohet ligjërisht vetërregullim i mediave në marrëdhëniet mes redaktorëve dhe gazetarëve, ndërsa Agjencia të ndihmojë dhe të nxitë vetë rregullimin e jo të ndërhyjë në media. Agjencia duhet të kërkojë të drejtën e përgjegjësisë, të promovojë dialogun dhe jo të vendosë apo të urdhërojë për mediat. Parlamenti njëherë në vit duhet të diskutojë për gjendjen e lirisë së mediave dhe të jep konkluzione konkrete të bazuara në aktet e Këshillit të Evropës.

Si zgjidhje të pranueshme janë diskutuar edhe propozimet: Këshilli të jetë me 7 anëtarë, nga një do t’i kenë SHGM, Sindikata,  Oda e avokatëve, bashkësitë fetare dhe Unioni i universiteteve, ndërsa dy të zgjidhen me konkurs publik nga Parlamenti. Drejtori mundet të propozojë vetëm heqjen e lejes së punës, por vendimet i merr Këshilli. Kur është fjala për dënimet e mediumeve, LSDM propozon shumën prej 50 mijë eurove për shkeljet ligjore, ndërsa VMRO propozon ulje të shumta të gjobave në të gjitha fushat, kurse si zgjidhje e pranueshme merret shuma prej 10 mijë euro për shkeljet ligjore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *