Home / Lajme / Rajon / Veseli: Mos politizohet incidenti në Gorazhdec

Veseli: Mos politizohet incidenti në Gorazhdec

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë vizitës që i bëri sot fshatit Gorazhdec të Pejës, bëri thirrje që mos të politizohet incidenti, por organet e drejtësisë ta thonë fjalën e tyre.

Kryeari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në shoqëri të drejtorit të Policisë Rajonale të Pejës, Shaban Shala dhe anëtarit të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq, kanë vizituar sot Gorazhdecin, fshat i banuar nga serbët, ku ditë më parë u sulmuan me armë monumentet serbe.

Kryekuvendari Veseli ,duke e dënuar edhe njëherë këtë akt, tha se kushdo që e ka bërë këtë akt kriminal duhet të dënohet, por sipas tij, rasti nuk duhet politizuar dhe duhet pritur zbardhjen nga organet e drejtësisë.

“Kushdo që e ka bërë këtë akt, është akt kriminal. Por rasti nuk duhet të politizohet. Duhet pritur që organet e drejtësisë ta thonë fjalën e vet”, ka thënë Veseli.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *