Home / Lajme / Kronika e zezë / Vetëvendosje me tetovarët.Përkrah protestat

Vetëvendosje me tetovarët.Përkrah protestat

Lëvizja Vetëvendosje! i është bashkangjitur grupit të mbështetësve që përkrahin protestat në Tetovë, njofton Telegrafi.

Në web faqen e tyre Vetëvendosje! shkruan ‘Lëvizja VETËVENDOSJE! e vlerëson si të drejtë dhe si të domosdoshme protestën që organizohet sot në Tetovë në mbrojtje të ambientit. Që prej një viti banorët e Komunës së Tetovës helmohen sistematikisht nga ajri kancerogjen që ka rritur me shifra alarmante sëmundjet e rënda në këtë zonë. Sipas shumë organizatave dhe instituteve ndërkombëtare, Tetova është shndërruar në qytetin më të ndotur në botë, me grimca toksike që përhapen në ambient deri 17 herë më shumë nga niveli i lejuar. Burimi kryesor i kësaj ndotjeje është kombinati metalurgjik “Jugohrom” që ndodhet në hyrje të qytetit.

Qytetarët e Tetovës dhe aktivistët ambientalistë kanë zhvilluar aksione ndërgjegjësuese, tryeza, prezantime, takime me përfaqësues diplomatikë dhe organizata ndërkombëtare, dhe disa protesta për të kundërshtuar atë që po ndodh në qytetin e tyre, por deri më sot pronarët e “Jugohrom”-it nuk kanë bërë asnjë veprim për ndryshimin e filtrave dhe respektimin e normava ambientale që do ta ulnin ndotjen.

Nga ana tjetër, Qeveria Gruevski nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të ndalur ndotjen masive që po ndodh në Tetovë. Situata bëhet edhe më e rëndë kur merret parasysh fakti që ministri i ambientit në qeverinë e Gruevskit, Nurhan Izairi, është shqiptar me vendbanim në Tetovë. Ky fakt tregon edhe një herë se politikanët shqiptarë në koalicion me Gruevskin janë një grup kolaboracionistësh të një regjimi i cili i ka varfëruar dhe shtypur shqipëtarët duke i mohuar edhe të drejtën elementare të jetës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje qytetarëvë që t’i bashkohen protestës së sotme dhe të gjitha organizimeve që kanë për synim që t’i japin fund kësaj padrejtësie.’’ përfundon letra e mbështetjes nga Vetëvendosje

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *