Home / Lajme / Rajon / Vetura dejgur dhe ato të demoluara i takojnë Ministrisë së Punë

Vetura dejgur dhe ato të demoluara i takojnë Ministrisë së Punë

Një veturë është djegur dhe dy janë demoluar në parkingun e një Departamenti të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, te “Qafa” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar drejtori Muhamet Gjocaj, udhëheqës i Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjare në MPMS, i cili thotë se veturat janë demoluar nga një grup i të rinjve, por ai nuk ka më shumë informacione, pasi sipas tij as roja e parkingut nuk ka informacione të tjera, përcjell kp.

Ai tha se vetura e tipit “Kia” është djegur, kurse dy vetura “Suzuki” janë demoluar. Ai tha se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për verifikimin e të dhënave.

Sipas zyrtarëve policorë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *