Home / Kryesoret / Vritet ish- ushtari i UÇK-së Nazmi Ajeti

Vritet ish- ushtari i UÇK-së Nazmi Ajeti

Mbrëmë është vrarë në Milloshev nga miku i tij Nazmi Ajeti, veteran i UÇK-së.

Ajeti ka qenë në ilegale bashkë me Ali Ajetin dhe është njëri ndër themeluesit e UÇK-së.

Policia e ka konfirmuar rastin përmes një komunikate ku tregon për ngjarjen se si ka ndodhur. “Sot në orën 00:12 minuta, policia ka marrë informacionin për një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Milloshevë të Obliliqit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasur në një person të plagosur i cili menjëherë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Viktima e këtij rasti N. A. 43 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, duke mos mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKUK-së. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi, ndërkohë që hetuesit rajonal janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Personi i dyshuar për këtë rast ndodhet në arrati, ai është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe Ajeti është njëri ndër themeluesit e UÇK-së, ku nga Zvicra ka dërguar armë dhe para. Ai iu kishte bashkuar edhe UÇK-së ku ishte luftëtar në rajonin e Llapit

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *