Home / Kryesoret / ‘Xhihadistët’, Qamili: MPB-ja ndjek me kujdes gjendjen e sigurisë

‘Xhihadistët’, Qamili: MPB-ja ndjek me kujdes gjendjen e sigurisë

Në Maqedoni, autoritetet po e ndjekin gjendjen e sigurisë në vend dhe në rajon. Kjo vjen pas alarmit të shërbimeve të inteligjencës se mbi 100 luftëtarë xhihadistë nga Maqedonia që kanë luftuar në Irak e Siri kanë nisur të kthehen në vendlindje. Kështu thotë zv/Ministri i Brendshëm Zemri Qamili. Sipas tij masat e shtuara të sigurisë në Shkup edhe më tej do të mbeten në fuqi, ndërkohë që policia po vazhdon me ndalimin e personave të dyshimtë.

“Në bazë të të dhënave tona operative të organeve të sigurisë numri i pjesëmarrësve në këto lufta sillet për afër 100 pjesëmarrës apo shtetas të Maqedonisë. Organet e sigurisë nuk e neglizhojnë këtë fenomen, gjithsesi ata paraqesin një rrezik për shtetin dhe ne si MPB po ndërmarrim të gjitha masat për parandalimin e ndonjë incidenti që mund të ndodh”, deklaroi Zemri Qamili, zv/Ministër i Brendshëm.

Nga MPB thonë se deri më tani janë arrestuar 13 të dyshuar, 9 gjatë aksionit “Celula” në muajin gusht, ndërsa 4 të tjerë gjatë ditëve të fundit. 20 të dyshuar për terrorizëm janë në kërkim e sipër pas flet-arrestit të lëshuar ndaj tyre.

Ndërkohë gazeta kosovare ‘Koha Ditore’ ka publikuar se së paku 7 kosovarë të lidhur me ISIS-in kanë hyrë në rajonin e Ballkanit para tre javësh. Sipas kësaj gazete, shërbimet e ndryshme të inteligjencës, përfshirë atë të Kosovës, janë të informuara për ardhjen e Lavdrim Muhaxherit, Ridvan Haqifit dhe pesë shqiptarëve të tjerë, pjesëtarë të ISIS-it. Ata thuhet se po qëndrojnë në disa fshatra të Shkupit. Por këtë informacion e kanë mohuar nga Ministria e Brendshme pasi siç thonë nuk disponojnë me të dhëna operative të kësaj natyre.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *