Home / Lajme / Maqedoni / Zaev nuk i dorëzon materialet e përgjimeve

Zaev nuk i dorëzon materialet e përgjimeve

Prokuroria speciale tashmë ka kërkuar nga lideri i LSDM që të dorëzojë materialet e përgjimeve të paligjshme që i disponon, por nga LSDM deri më tani nuk ka ndonjë hap konkret.

Prokurorja speciale Katica Janeva tashmë ka filluar me punë me bashkëpunëtorët e saj, i ka plotësuar kushtet për punë dhe tashmë është duke punuar në disa raste. Megjithë fillimit të punës lideri i opozitës akoma nuk i ka dorëzuar këtij institucioni të drejtësisë materialet e përgjimeve.

Afati i dorëzimit ka kaluar që në 30 nëntor edhe përkundër asaj që opozita disa herë është zotuar se do e bëj atë në momentin kur prokuroria të kompletohet.

Sipas ligjit për mbrojtjen e privatësisë që doli nga marveshja e Përzhinos, të gjithë ata që disponojnë materiale kanë për detyrë që të dorëzojnë ato tek prokuroria në afat prej 20 ditëve tek prokurori përkatës, njofton Zhurnal.

Të hënën prokuroria speciale kishte kërkuar nga lideri i LSDM që të dorëzojë të gjitha materialet që i disponon.

Deri më tani LSDM i ka injoruar të gjitha pyetjet në lidhje me atë se a i ka dorëzuar materialet e përgjimeve në prokurori në bazë të marveshjes dhe afateve të parapara.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *