Home / Kryesoret / Zaev paraqitet në gjykatë

Zaev paraqitet në gjykatë

Lideri i LSDM Zoran zaev është paraqitur në seancën për rastin Puc pasiqë e kishte shtyrë të njejtën për arsye të panjohura edhe pse është i akuzuari kryesorë në këtë rast.

Në seancën e sotme duhet që të jetë i pranishëm edhe një prokurorë nga prokuroria speciale pasiqë lënda është në kompetencë të Katica Janevës.

Vendimi i tillë është në të njëjtën linjë me deklaratat e tij të mëparshme se do të paraqitet në gjykatë vetëm atëherë kur lëndën ta marrë Katica Janeva, e cila u përfol vetëm dy ditë më parë. Rastin “Puçi” e inicioi MPB-ja para se opozita të fillonte publikimin e bombave. Policia akuzoi në atë kohë, se të punësuar në DSK, prej vitesh kishin përgjuar mijëra funksionarë me pajisjen e policisë sekrete, pa dijeninë e shefave të tyre. Thuhet se ata i kanë dorëzuar materialet edhe jashtë vendit, me ndihmën e Verushevskit që në fund, Zaevi t’i bënte shantazh Gruevskin për të dhënë dorëheqje dhe të shpallte zgjedhje për shkak të materiale komprometuese.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *