Home / Lajme / Maqedoni / Zgjedhjet e parakohshme mund të prolongohen?

Zgjedhjet e parakohshme mund të prolongohen?

Pas shkeljeve të afateve për  implementimin e marrëveshjes së Përzhinos  mësohet se zgjedhjet e paralajmëruara me datë 24 prill,  do të shtyhen për dy javë  me 8 maj ose pas tre muajve.

Edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare alarmuan për vonesat dhe shkeljen e afateve, që e vënë në pykëpytje gjithë procesin politik të Përzhinos.

Mos zgjedhja e tre ekspertëve nga grupet punuese të partive politike për në KSHZ ka bërë që edhe ambasadori amerikan Beli edhe ai BE-së Orav të shprehën shqetësimin e tyre.

Sipas tyre është shqetësuese moskompletimi i përbërjes së KSHZ-së. Edhe çështja e rregullimit me ligj të mediave ka mbetur e hapur. LSDM-ja ka bërë të ditur se nuk ka marrëveshje për anëtarët ekspertë të KSHZ-së sepse propozimet për ekspertë janë jashtë marrëveshjes së Përzhinos.

Nesër është paralajmëruar takim i katër liderëve politik Gurevski, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi ku do të diskutohet për KSHZ-në dhe për mediat.

Ndryshe edhe lideri i BDI-së dje pati takim me ambasadorin e amerikan në vend Xhejs Bejli ku është diskutuar për krizën politike në vend.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *