Home / Kryesoret / Zjarr në një shtëpi në Reçicë të vogël

Zjarr në një shtëpi në Reçicë të vogël

Një zjarr ka shpërthyer në orën 12.30 në një shtëpi në Reçicë të vogël të Tetovës, pronë e Idriz Berishës.Nga zjarri është djegur kulmi i kësaj shtëpie, falë interventimit të shpejtë të zjarfiksëve të Tetovës, njofton Tv Koha.

“Me të marrë lajmin për zjarrin që kishte shpërthyer në Reçicë, ne me urgjencë jemi nisur për ne vendngjarje me 3 automjete zjarrfikësish dhe 7 zjarfikës, ku fatmirësisht arritëm dhe intervenuam në kohë” , deklaroi Uka Aliti drejtor i shërbimit të zjarrfiksëve në komunën e Tetovës, raporton Tv Koha.

Shkak për shpërthimin e këtij zjarri sipas pronarit të shtëpisë Idriz Berisha supozohet të ketë qenë instalimi rrymës elektrike ose oxhaku i shtëpisë. “Faleminderit zotit që nga ky zjarr nuk pësoi askush, nuk ka njerëz të lënduar përveç dëmit material, dhe faleminderit ekipit të zjarrfikësve të Tetovës që intervenuan në kohë për shuarjen e zjarrit”, tha pronari i shtëpisë.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *