Home / Kryesoret / Zyrtare, Jugohrom mbyllet vetëm për dy muaj

Zyrtare, Jugohrom mbyllet vetëm për dy muaj

Kombinati metalurgjik Jugohrom do të ndërpresë punën për shkak të ndotjes së ajrit.

Menaxhmenti i fabrikës është në qëndrim se Jugohrom në falimentim nuk është rasti i vetëm a edhe më pak më i madhi për ndotjen e ajrit në rajon kështu që ka marë vendim të ndalimit të dy furave dhe ndalimin e prodhimit me kapacitet të plotë.

Ndalimi i prodhimit do të zgjatë nga 31 dhjetor 2015 deri në fund muajit shkurt të vitit të ardhëshëm kur kushtet atmosferike do ndikojnë në ndotjen e ajrit.

Në ndërkohë kjo fabrikë do të vazhdojë me punët e planifikuara për implementimin e standardeve ekologjike gjegjësisht instalimin e sistemit të planifikuar në bazë të afatit të dhënë.

Tani  me këtë vendim zyrtar, qytetarët e Tetovës me protestat masive ia aritën qëllimit për të ia ndaluar prodhimin Jugohromit./Tv Koha

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *