Home / Kryesoret / 4 Milion Euro subvencione për bujqit e Tetovës

4 Milion Euro subvencione për bujqit e Tetovës

Nga 9 mijë bujq të regjistruar në njesinë rajonale të ministrisë së bujqësisë në Tetovë, pritet që të subvencionohen rreth 5300 bujq të cilët paraprakisht kanë aplikuar për subvencione bujqësore pranë kësaj njësie rajonalë të ministrisë së bujqësisë në Tetovë. Muajt në vazhdim fillimisht subvencionet pritet që ti marrin ata bujq që kanë aplikuar për fazën e parë të subvencioneve që është faza e subvencionimit të qumështit, pastaj do të vazhdohet më fazën e dytë të subvencionimit që ka të bëjë me blegtorinë, tokën bujqësore, dhe të gjitha kulturat tjera bujqësore të cilat i kultivojnë bujqit në rajonin e pollogut, dhe dy fazat tjera të cilat sërish kanë të bëjnë me subvencionet për qumësht pasiqë kemi tre faza në vit që ndajmë subvencione për qumësht, për litër qumështi deklaroi Afrim Serjani udhëheqës i njësisë rajonalë të ministrisë së bujqësisë në Tetovë.Nga njësia rajonale e ministrisë së bujqësisë në Tetovë thonë së ministria e bujqësisë për vitin 2015 në total ka ndarë rreth 4 milion euro mjete për subvencione për të gjitha kulturat bujqësore duke filluar nga qumështi, kafshët, toka, blegtoria e të tjera.Ndryshe sa i përket funksionimit dhe subvencionimit të koperativave bujqësore në rajonin e Tetovës nga njësia rajonale e ministrisë së bujqësisë në Tetovë thonë se tanimë në rajonin e Tetovës janë regjistruar dy koperativa bujqësore një në komunën e Tearcës dhe tjetra në komunën e Bogovinës, dhe se nga këto koperativa nëse kanë filluar funksionimin e tyre si koperativë bujqësore krahas aplikimeve për subvencione në njësinë rajonale të ministrisë së bujqësisë në Tetovë, me projekte mund të aplikojnë për subvencione edhe ne IPA FONDET.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *