Home / Kryesoret / Rrëfimi i Ali Ahmetit për vrasjen e vëllezërve Gërvalla

Rrëfimi i Ali Ahmetit për vrasjen e vëllezërve Gërvalla

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti mbrëmë në Gostivar ka folur rreth aktivitetit të veprimtarëve shqiptarë, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën.

Në manifestimin e “Flaka e Janarit”, ai tha se Gërvallat e Zeka bashkuan grupet e ndryshme ilegale të kohës.

Bënë negociata të njëpasnjëshme që këto grupe të unifikohen, dhe të shndërrohen në një front të rezistencës dhe të Lëvizjes mbarëkombëtare të shqiptarëve aso kohe në Ish Jugosllavi.

Ahmeti gjithashtu u shpreh se rreziqet akoma ekzistojnë, armiqt e shqiptarëve ende punojnë, prandaj çdo përvjetori i Jusufit le të na sjellë në kujtesë planet ogurzeza të armiqve tonë shekullor.

“Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka ngritën nivelin e organizimit politik të shqiptarëve nga trakte të shkruara kaluan në platforma e programe për avancim e bashkim të shqiptarëve. Bashkuan grupet e ndryshme ilegale të kohës. Bënë negociata të njëpasnjëshme që këto grupe të unifikohen, dhe të shndërrohen në një front të rezistencës dhe të Lëvizjes mbarëkombëtare të shqiptarëve aso kohe në Ish Jugosllavi.

Kjo platformë e shkruar dhe e përpunuar mbi baza shkencore, ky organizim dhe mobilizim drejt një fronti të çeliktë sigurisht që u bë rrezik serioz për Policinë, politikën e Jugosllavisë. Atëherë Policia politike dhe udhëheqja ekzekutive e Federatës, shkuan hartuan dy plane. Plani i parë që të denigrojnë dhe poshtërojnë figurat dhe njerëzit më ë devotshëm të organizimit të politik të shqiptarëve duke i quajtur njerëz të paditur e mediokër, duke u quajtur njerëz të dështuar në jetë, njerëz që nuk ua duan të mirën bashkëkombësve të tyre, njerëz jo besimtar e antifetar.

Pasi nuk zuri vend e gjithë kjo propagandë e organizuar të niveleve të ndryshme, policisë politike, atëherë shkuan në planin e dytë, plan i cili ishte i organizuar mirë për eliminimin fizik të tyre për të ndërprerë bashkimin dhe mobilizimin e shqiptarëve më tej në një front, dhe këtë e arritën më 17 Janar.

Ky rast le të mbetet si një rast që do të përkujtohet, dhe arsyet e vërteta të eliminimit fizik të organizatorëve të parë që hodhën nënshkrim në gjithë strategjinë e organizimit dhe bashkimit.

Rreziqet akoma ekzistojnë, armiqt e shqiptarëve ende punojnë, prandaj çdo përvjetori i Jusufit le të na sjellë në kujtesë planet ogurzeza të armiqve tonë shekullor” u shpreh Ali Ahmeti.

Ndryshe, Gazetari kontrovers Zoran Bozhinovski ka shokuar opinionin në Maqedoni me publikimin e disa dosjeve, të cilat implikojnë liderin e BDI-së, Ali Ahmeti edhe në likuidimin e atdhetarëve, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka.

Ende nuk dihet nëse dokumentet e publikuara janë origjinale. Kjo mbetet të konfirmohet në të ardhmen nga organet kompetente, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Në këto dokumente Ahmeti paraqitet si spiunë i dyfishtë me nofkën Ibar.

doc2

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *