Home / Kryesoret / Zoran Zaev takon Gëzim Ostrenin

Zoran Zaev takon Gëzim Ostrenin

Lideri i Lidhjes Social – Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, është takuar me kryetarin e lëvizjes UNITETI, Gëzim Ostreni, në njërin nga restorantet e Shkupit, njofton Telegrafi.

Më herët, lëvizja UNITETI ka deklaruar se janë të domosdoshme zgjedhjet e parakohshme, por pasi të jenë plotësuar kushtet e marrëveshjes politike të Përzhinos dhe nën mbikqyrje ndërkombëtare.

Të rikujtojmë se Gëzim Ostreni ka qenë sekretar i përgjithshëm i BDI-së. Ai e braktisi këtë parti bashk me deputetin Zylfi Adili, duke shprehur pakënaqësi të mëdhaja për, tashmë ish-partinë e tij, BDI-në.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *