Home / Kryesoret / Ali Ahmeti: Me kobure si Isa Boletini çlirohet dhe realizohet aspirata kombëtare (VIDEO)

Ali Ahmeti: Me kobure si Isa Boletini çlirohet dhe realizohet aspirata kombëtare (VIDEO)

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahemti në zbulimin e shtatores së Isa Boletinit në Mitrovicë në 100 vjetorin e flamurit shqiptar është  shprehur se aspiratat e shqiptarëve realizohen me kobure sepse kështu Isa Boletini na ka mësuar që neve na mbajti shpirtin gjallë.

Unë vij nga Shkupi i Isa Boletinit, nga Shkupi i Hasan Prishtinës, sot zhvillohen një sërë aktivitetesh me rastin e 100 vjetorit të flamurit kombëtar shqiptarë dhe fillojnë pregaditjen me festimit që fillojnë nesër në Shkupin tonë me pjesëmarrjen e kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës.

Nesër në Shkup do të realizojmë ëndrrën dhe amanetin e Isa Boletinit, ëndrrën e këtij burri që sreshti për realizimin e aspiratës sonë kombëtare të zhvillimit në hapësirat sonë kombëtare.

Ishte koburja e Isa Boletinit që neve na mbajti shpirtin gjallë, ishte koburja e Isa Boletinit që ne na thriste se vetëm kështu me kobure mund të çlirohet dhe të realizohet aspirata kombëtare.” është shprehur Ahmeti në Mitrovicë gjatë zbulimit të shtatores së Isa Boletinit në vitin 2012.

Ndryshe nesër në ora 13.00 Isa Boletini do të vij në Saraj ku mijra qytetarë do të presin me gezim të madh për zbulimin e shtatorës së heroit kombëtar Isa Boletini.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *