Home / Kryesoret / Shkup, përfaqësuesit e autoshkollave sërish protestuan para qeverisë
SHKUP (AA) – Përfaqësuesit e autoshkollave në Maqedoni sot sërish dolën në protestë para qeverisë kundër Ligjit të ri për autoshkolla, i cili parasheh vendosjen e kamerave në vetura gjatë trajnimit të kandidatëve. ( Ilin Nikolovski - Anadolu Ajansı )

Shkup, përfaqësuesit e autoshkollave sërish protestuan para qeverisë

Përfaqësuesit e autoshkollave në Maqedoni sot sërish dolën në protestë para qeverisë kundër Ligjit të ri për autoshkolla, i cili parasheh vendosjen e kamerave në vetura gjatë trajnimit të kandidatëve.

Sipas tyre, që nga fillimi i protestës asgjë nuk ka ndryshuar ndërsa gjendja është alaramante tek i gjithë profesioni. Ata thonë se me këtë ligj janë prekur të gjithë autoshkollat, madje edhe ata që tentuan ta zbatojnë po hasin në vështirësi në çdo segment.

“Tashmë një muaj kaloi, kurse asnjë autoshkollë nuk mund të funksionojë ashtu siç duhet. Të punësuarit janë këtu ndërsa kandidatët pothuajse janë të robëruar, asnjëri nuk mund të kryejë trajnimin, as ata që kanë filluar nuk mund të fillojnë me trajnimin”, deklaroi Jonçe Apostollovski kryetari i Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave dhe Instruktorëve.

Ai mëtej thekson se ka propozime për radikalizim të protestës nëse sërish haset në vesh të shurdhër, pasi është vënë në pikëpyetje vet ekzistenca e tyre.

“Çfarë do të ndërmerret kur të mbetesh në rrugë mund të supozohet. Mund të vjen deri te bllokimi i hyrjeve në qytet dhe i rrugëve ndërkombëtare. Këtu më unë nuk jam në gjendje të garantojë pasi në pikëpyetje është vënë ekzistimi dhe mbijetesa e tërë një profesioni”, tha ai.

Ndryshe, përfaqësuesit e autoshkollave kundërshtojnë nenin 284 nga Ligji i ri për siguri në komunikacion. Sipas këtij Ligji, autoshkollat në veturat e tyre duhet të instalojnë kamera gjatë trajnimit të kandidatëve, gjë e cila sipas instruktorëve është në kundërshtim me çdo standard evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *