Home / Lajme / A e dini se punëdhënësi ka të drejtë të kontrollojë e-mailet e punonjësve

A e dini se punëdhënësi ka të drejtë të kontrollojë e-mailet e punonjësve

Punëdhënësi mund të kontrollojë përdorimin që punonjësit i bëjnë llogarisë së e-mailit të kompanisë dhe ka të drejtë t’i pushojë nga puna në rast përdorimi për qëllime personale.

Ky është vendimi i dhënë së fundmi nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, e cila përcakton se një kompani private nuk cenon privatësinë e punonjësit nëse kontrollon komunikimin e tij në llogaritë e kompanisë dhe është e justifikuar nëse ky fakt bëhet shkak për pushim nga puna.

Rasti ka të bëjë me çështjen e një qytetari rumun, i cili u ka kërkuar gjykatave të vendit të tij ta quanin të pavlefshëm vendimin për largimin e tij nga puna për shkak të asaj që ai e quante shkelje privatësie.

Çështja është dërguar në Strasburg pasi gjykatat e Rumanisë i kanë dhënë të drejtë punëdhënësit.

Personi në fjalë është pushuar pasi punëdhënësi ka zbuluar se ai përdorte llogarinë e kompanisë në “Yahoo” për të komunikuar me të fejuarën dhe të vëllanë, duke shkelur në këtë mënyrë rregullat e kompanisë.

Gjykatësit e Strasburgut i kanë dhënë të drejtë drejtësisë rumune, e cila sipas tyre ka ruajtur ekuilibrin mes të drejtës për privatësi të punëmarrësit dhe interesave të punëdhënësit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *