Home / Lajme / Botë / Afganistan, vriten 10 policë nga talebanët

Afganistan, vriten 10 policë nga talebanët

KABUL (AA) – Në krahinën Uruzgan në pjesën qendrore të Afganistanit, militantët talebanët kanë vrarë 10 policë, raporton Anadolu Agency (AA).

Prefekti i qarkut Çinarto të Uruzganit, Faiz Mohammad në deklaratën e tij tregoi se në pikën kontrolluese të policisë në rajonin Tori Gari, një polic që kishte lidhje me talebanët u ka dhënë ilaç për të fjetur 10 kolegëve të tij dhe më pas i ka informuar talebanët. Pasi janë njoftuar talebanët i kanë vrarë policët.

Mohammed theksoi se militantët talebanë së bashku me policin bashkëpunëtor pasi kanë marrë armët, municionet dhe automjetet në pikën e kontrollit kanë ikur.

Në lidhje me ngjarjen për të cilën përgjegjësinë e morën talebanët kanë nisur hetimet.

Në qarkun Derawod të Uruzganit edhe javën e kaluar tre policë vranë nëntë kolegët e tyre dhe u bashkuar me talebanët.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *