Home / Kryesoret / Ahmeti: Shteti nuk mund të mbahet peng për interesa partiake

Ahmeti: Shteti nuk mund të mbahet peng për interesa partiake

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot ka treguar se çka i ka thënë Komesionerit Hahn. Ahmeti në profilin e tij në Facebook thotë se i ka thënë Hahnit se shteti i Maqedonisë nuk mund të mbahet peng i interesave të ngushta grupore apo partiake.

“Komisionerit Hahn, ca ditë më parë, i thash se është interes shtetëror që kriza të përfundoj menjëherë sepse qytetarët dhe shteti nuk mund të mbesin peng i interesave të ngushta grupore ose partiake, por përkundrazi, në rradhë të parë duhet të vihen interesat shtetëror.

Vëmendja e Brukselit dhe Washingtonit është në Shkup andaj dhe nuk ka asnjë hapësirë për hamendësime tek palët e përfshira në proces” ka shkruar ahmeti.

Ndryshe Komisioneri Hahn nuk arriti të bind dy liderët maqedonas për të respektuar marrëveshjen e Përzhinos ku Zaev dhe Gruevski u grindën për datën e zgjedhjeve e në fakt Ahmeti qëndronte  konstruktiv gjatë bisedës së fundit për daljen nga kriza.

Data e zgjedhjeve ende nuk dihet, Gruevski thotë se janë të përmbushura të gjitha kriterët dhe Zaevi u ikë zgjedhjeve për shkak se ka nuhatur humbjen e thellë.

Gjithashtu dje me grupet punuese Vanhojte ua përcjelli mesazhin palëve se mediat nuk duhet të pengohen në kryerjen e punës së tyre. Ai ka kërkuar që politika të mbajë larg duart nga mediat, për të cilat ka thënë se duhet të jenë kritike dhe të pavarura.

“Politikanët duhet ta kuptojnë një herë e përgjithmonë se duhet t’i heqin duart ngamediat. Ato meritojnë të jenë kritike dhe të pavarura dhe kjo është vija e kuqe përfundimtare. Edhe pse sot nuk diskutuam shumë mbi mediat, zakonisht bisedat e tilla janë të gjata dhe mund të them se në përgjithësi ka marrëveshje mes disa partive politike. Vetëm partitë në pushtet e kanë të rëndë ndonjëherë ta kuptojnë se, Po duhet ta plotësojmë ligjin dhe Po nevojitet që të përmirësohet gjendja e mediave”, tha Piter Van Hautte.

Ndryshe jozyrtarisht thuhet se 5 qershori ose data e rregullt e e zgjedhjve janë data të mundëshme për të dalur nga kriza poltike në vend.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *