Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident në qendër të Tetovës

Aksident në qendër të Tetovës

Dje mbrëma rreth orës 21 në bulevardin “Ilinden” në Tetovë ka ndodhur një aksident në mes dy automjete.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete të pasagjerëve, “BMW” me targa të Tetovës, drejtuar nga B.S 45-vjeçar nga Reçica e Vogël, dhe makinës së parkuar “Mercedes” me targa të Tetovës, në pronësi të 26 vjeçares E.H, njofton TetovaSot.

Si shkak i përplasjes është shpejtësia, pasagjeri i “BMW” D.S (20) nga Reçica e Vogël ka marrë lëndime dhe është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe po mbahet për trajtim të mëtejshëm.

Policia ka kryer inspektimin për të sqaruar të gjitha detajet rreth aksidentit, ndërsa dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 100 mijë denarë.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *