Home / Kryesoret / Aksidentohet autobusi i udhëtarëve në Turqi, 5 të vdekur dhe 20 të plagosur

Aksidentohet autobusi i udhëtarëve në Turqi, 5 të vdekur dhe 20 të plagosur

Si pasojë e përmbysjes së një autobusi të udhëtarëve në qytetin Kırşehir të Turqisë sipas të dhënave paraprake mësohet se 5 persona kanë humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se autobusi i udhëtarëve me targë 40 LE 121 u aksidentua duke u përmbysur jashtë rrugës si pasojë e reshjeve intensive të dëborës dhe ngricave në rrugë.

Pas aksidentit në rajon janë dërguar ekipet e AFAD, emergjencave 112 si dhe ekipet e xhandarmërisë dhe të policisë.

Sipas informacioneve paraprake në aksident kanë humbur jetën 5 persona, si dhe janë plagosur mbi 20 të tjerë të cilët janë dërguar me ambulanca për mjekim në spitalin universitar Ahi Evran.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *