Home / Kryesoret / Ali Ahmeti e përshëndet LSDM-në

Ali Ahmeti e përshëndet LSDM-në

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka përshendetur Liderin e LSDM-së Zoran Zaev për të mbetur pjesë e procesit të zgjidhjes së krizës poltike në vend. Ai në një status në Facebook shkruan se uroj që në ditët në vijim, të gjitha partitë politike të japin kontribut konstruktiv në tejkalimin e çështjeve të fundit para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe në këtë mënyrë të vlerësohen nga qytetarët edhe si pjesëmarrës aktiv në zgjidhjen e krizës dhe kthimit në normalitet.

“Përshëndes vendimin e mbrëmshëm të LSDMsë opozitare për të mbetur pjesë e procesit të zgjidhjes së krizës politike në vend nëpërmjet të pjesëmarrjes aktive në Kuvend, Qeveri si dhe në grupet e punës për zbatimin e marrëveshjes së Shkupit. Uroj që në ditët në vijim, të gjitha partitë politike të japin kontribut konstruktiv në tejkalimin e çështjeve të fundit para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe në këtë mënyrë të vlerësohen nga qytetarët edhe si pjesëmarrës aktiv në zgjidhjen e krizës dhe kthimit në normalitet. Qytetarët çmojnë gatishmërinë dhe vendosmërinë e politikanëve dhe partive politike për të marrë vendime të guximshme në interes të vendit dhe prandaj ky vendim ishtë vendim i vetëm i duhur në këtë kohë vendimtare. Ne mbetemi të përkushtuar tërësisht për ta ndihmuar pregaditjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe për ti përmbyllur menjëherë edhe ato pak çështje të hapura” ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe mbrëmë në një mbedhje urgjente LSDM-ja partia opozitare maqedonase vendosi që të qëndrojë deri me 24 shkurt ku do ti tërheq ministrat dhe zëvendësministrat e saj nga Qeveria ku gjithashtu pritet që të lëshojë edhe parlamentin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *