Home / Kryesoret / Ali Ahmeti: Shtyrja e zgjedhjeve thellon krizën politike në vend

Ali Ahmeti: Shtyrja e zgjedhjeve thellon krizën politike në vend

– Eurokomisari për negociata dhe zgjerim, Johannes Hahn, mëngjesin e sotëm i filloi takimet bilaterale me liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni, ndërsa për pasdite është paralajmëruar takim i përbashkët i Eurokomisarit Hahn dhe udhëheqësve të partive politike

Lideri i partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, para takimit me Eurokomisarin Hahn, deklaroi se nuk ka ndonjë hapësirë për shtyrjen e zgjedhjeve, ndërsa shtoi se çdo shtyrje e zgjedhjeve do të thellonte krizën dhe pasigurinë ekonomike në vend.

“Nuk është puna që mbetemi në qëndrimin kategorik. Ne mendojmë se çdo shtyrje e zgjedhjeve do të thotë zgjatje e krizës, pasiguri për vendin, për investitorët dhe pasiguri për ekonominë e vendit. Ne kërkojmë që të gjitha standardet të plotësohen, të ketë zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Kjo është e rëndësishme për ne, që të plotësohen të gjitha standardet e kërkuara dhe zgjedhjet të jenë të pranueshme për të gjitha palët”, deklaroi Ahmeti.

Ai shtoi se të gjitha institucionet do të prononcohen në këtë drejtim, të japin vlerësimet dhe mendimet e tyre, deri ku kanë arritur me përgatitjen e zgejdhjeve. Lideri i opozitës maqedonase, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, deklaroi se do të realizohen të gjitha përllogaritjet lidhur me afatet për mbajtjet e zgjedhjeve, edhe pse siç tha ai, kryeministri Gruevski dha dorëheqje të kushtëzuar dhe është i ndërgjegjshëm se afatet për pastrimin e listave zgejdhore nuk mund të përmbushen.

“Kryeministri edhe vet është i vetëdijshëm se nuk janë arritur afatet për pastrimin e listës zgjedhore, diçka që ishte shumë e rëndësishme edhe para publikimit të bombave. Sot do të diskutohen të gjitha detajet dhe të gjithë kemi për obligim të qasemi me ndershmëri, që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Opozita është faktori më i rëndësishëm për sigurimin e zgjedhjeve të pastra dhe demokratike”, deklaroi më tej Zaev.

Ndryshe, në rezidencën e Bashkimit Evropian (BE) në Shkup, Eurokomisari Hahn deri më tani ka realizuar takime të ndara, së pari me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa pritet që të ketë takim të ndarë edhe me liderin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në opozitë Menduh Thaçi. Eurokomisari Hahn para fillimit të takimeve me liderët politik deklaroi se pret të ketë një ditë të mirë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *