Home / Kryesoret / Ambasada Britanike: Më shumë punë për zgjedhje të besueshme

Ambasada Britanike: Më shumë punë për zgjedhje të besueshme

Duhet të përfundojnë edhe shumë punë tjera për zgjedhje të besueshme, veçanërisht në lidhje me listën zgjedhore, balancimin e mediave dhe qasje të barabartë në media, ka reaguar sot ambasada britanike në Shkup, pas zgjedhjes së qeverisë së re dhe shpalljes së zgjedhjeve më 24 prill.

“Progresi aktual është bazuar në një marrëveshje midis katër partive kryesore. Nëse punohet mbi një zgjidhje të krizës së zgjatur politike, çështjet e mbetura gjithashtu duhen të zgjidhen me konsensus – dhe në një mënyrë që të gjitha palët do të jenë të përfshirë në zgjedhje dhe do të pranojnë rezultatin si vullnet i popullit të Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e ambasadës britanike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *