Home / Kryesoret / Ambasadorja e Maqedonisë në Vjenë ankohet si i janë marë ingerencat

Ambasadorja e Maqedonisë në Vjenë ankohet si i janë marë ingerencat

Me letrën me numër arhive 14-01/1 të datës 2 janar 2016 e pranuar më 4 janar 2016 ambasada e RM-së në Vjenë ka njoftuar ministrinë e jashtme e më saktësisht kabinetin e ministrit Poposli për rastine thyerjes së ingerencave të ambasadorit të RM-së në Vjenë nga ana e ambasadorit të RM-së në OSBE, njofton Tetovasot.

Sipas letrës, ambasadorja Vasilka Poposka Trenevska në koncertin tradiconal të datës 31 dhjetor 2015 ku kanë qenë të ftuar të gjithë diplomatët mes të cilëve dhe ajo. Kur ajo është prezantuar si ambasadore e Maqedonisë mikpritësit janë habitur pasiqë para saj i paftuar ka qenë ambasadori i Maqedonisë në OSBE.

Pasiqë është vërtetuar identiteti i saj, Poposka Trenevskës i është lejuar prania ndërsa ambasadorit tjetër i është bërë se është ambasadori i Azerbajxhanit, transmeton Tetovasot.

Në letrën ambasadorja Poposka Treneska ankohet se në mënyrë brutale i janë shkelur të drejtat e saj dhe është vënë në situatë të palakmueshme e kërkon që t’i mundësohet që në mënyrë sa më të mirë të mundëshme të kryej punën pa asnjë pengesë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *