Home / Kryesoret / Anevski: Katica Janeva nga ekipi i saj ka larguar dy prokurorë

Anevski: Katica Janeva nga ekipi i saj ka larguar dy prokurorë

Kryetari i Këshillit të prokurorëve publik Peter Anevski tha se takimi i sotëm bëri konkluzionet për të kërkuar llogaridhënie nga Prokurorja Publike Speciale Katica Janeva për dorëzim pranimin e materialeve nga Zaevi dhe për vendimin e Janevës për përjashtimin e dy prokurorëve nga ekipi i saj.

Anevski konferencën për shtyp filloi me fjalët: “Do të habiteni me punën e Janevës.” Ai argumentoi se prokurorët Leila Kadriu dhe Maria Gjorgjevska janë ankuar në Këshillin e Prokurorëve se Janeva i ka larguar nga puna në PPS. Anevski tha se Janeva megjithatë, i ka dërguar një letër në të cilën ajo ka informuar Këshillin se të dy prokurorët me vetë dëshirë kanë hequr dorë nga puna, transmeton TetovaSot.

I pyetur se pse Janeva sot nuk ishte ftuar në seancë, Anevski tha se në seancën e sotme është konstatuar që Janeva të marrë pjesë në takimin e radhës dhe të shpjegojë për punën e saj.

Anevski ka pyetur si është mundshme që Janeva të përjashton prokurorë nga ekipi i saj, kur ajo vetë në fillim të formimit të kësaj prokurorie ka insistuar në numër kaq të prokurorëve, megjithëse këshilli mendonte se janë shumë.

Në seancën e sotme nuk është paraqitur Prokurorja Speciale, Katica Janeva, dhe as ndonjë prokurorë tjetër i Prokurorisë Speciale.

Më herët nga Prokuroria Speciale thuhet se Janeva as që ka pasur thirje dhe as që e ka ditur se sot do të ketë seancë para Këshillit të Prokurorëve për punën e saj.

Prokuroja Speciale duhej që sot në seancën e caktuar nga Këshilli i Prokurorëve të raportonte për punën e saj në zbatimin e dispozitave ligjore pas marrjes së provave, në këtë rast, marrja e materialeve nga bisedat e përgjuara  të cilat i janë dhënë Prokurorisë Publike Speciale nga lideri LSDM-së Zoran Zaev. Materialet janë dërguar më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Vërejtja është se gjatë marrjes së materialeve nuk është nënshkruar ndonjë dokument dhe lista e regjistrimeve të marra audio dhe transkriptet

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *