Home / Kryesoret / Anulohen disa fluturime nga aeroporti i Shkupit për shkak të mjegullës

Anulohen disa fluturime nga aeroporti i Shkupit për shkak të mjegullës

Mjegulla e shfaqur mëngjesin e sotëm ka shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor dhe ajror në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup mëngjesin e sotëm nuk kanë ateruar avionët të cilët kanë fluturuar nga Beogradi, Stambolli dhe Cyrihu  me destinacion Shkupin, ndërsa janë anuluar edhe nisjet për Beograd dhe Stamboll.

Përveç këtyre tre fluturimeve gjatë ditës së sotme nuk priten anulime ose vonesa të tjera dhe gjithçka duhet të realizohet sipas orarit të fluturimeve.

Ndërkohë Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njofton se nga shkaku i paraqitjes së mjegullës është zvogëluar dukshmëria në akset rrugore Tetovë – Kodra e Diellit prej 30 deri në 50 metra, deri në 50 metra në aksin rrugor Veles – Katllanovë dhe në qafën malore Gjavoto, ndërsa nga 100 deri në 150 metra në akset rrugore Shkup – Katllanovë, Katllanovë Shkup dhe Veles – Shtip.

Kujdes i veçantë gjatë ditës së sotme duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *