Home / Kryesoret / APKE vjen me 20 vëzhgues në zgjedhjet parlamentare

APKE vjen me 20 vëzhgues në zgjedhjet parlamentare

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) sot në ditën e parë të sesionit të rregullt dimëror në Strasburg e zgjodhi misionin e vet monitorues për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni më 24 prill.

Siç ceket në dokument, zgjedhjet në Maqedoni më 24 prill do t’i vëzhgojnë 20 anëtarë të APKE-së të kryesuar nga Stefan Shenah, kryetar i deritanishëm i Komitetit monitorues.

Pas ODIHR-së, kjo konsiderohet si mision më i rëndësishëm për mbikëqyrje të zgjedhjeve në Evropë. ODIHR i ndoqi edhe zgjedhjet e kaluara të cilat i vlerësoi pozitivisht, si demokratike dhe të drejta.

Përndryshe, sot, kryetar i ri i AP të Këshillit të Evropës është zgjedhur Pedro Agramunt nga Spanja, mik i Maqedonisë në KE, i cili do të ketë mandat prej dy viteve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *