Home / Lajme / Botë / Arabia Saudite ka ekzekutuar dënimet me vdekje për të paktën 47 persona

Arabia Saudite ka ekzekutuar dënimet me vdekje për të paktën 47 persona

Arabia Saudite ka njoftuar se ka ekzekutuar dënimet me vdekje për të paktën 47 persona, duke përfshirë edhe shtetasin saudit, klerikun fetar shiit, Sheikh Nemr Ajatollah Bakir el-Nemr, trasmeton Anadolu Agency (AA).

Në një lajm të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve të Arabisë Saudite (SPA) thuhet shteti ka ekzekutuar vendimet për varjen e 47 personave nga të cilët 45 ishin shtetas të këtij vendi, një shtetas egjiptian dhe një shtetas i Çadi-t. Lajmi është mbështetur në një deklaratë të marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Arabisë Saudite.

Ndërkohë që në listën e të ekzekutuarve kishte emra të cilët janë gjykuar për terrorizëm. Në këtë listë përfshiheshin emra të cilët kishin marrë pjesë në protetstat e organizuar nga Shiit-ët, pjestarë të organizatës terroriste, Al-Kaeda dhe DAESH, ndëkrohë që nuk figuronte emri i të dënuarit Sheikh Sulejman Ulvan, i cili njihet si kundërshtarë politik i Rijad-it.

Nga ana tjetër organizata terroriste, Al-Kaeda kishte njoftuar më parë që në rast se Rijadi ekzekuton pjestarët e saj ata do të organizojnë një sërë sulmesh në këtë vend.

Ndërkohë në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se personat që cënojnë sigurinë e vendit do të dënohen në të njëjtën mënyrë. Në deklaratë citohet gjithashtu se ekzekutimet e këtyre personave janë kryer në qytete të dnryshme të vendit.

Personat e ekzekutuar akuzohen për prishje të sistemit të sigurisë publike, organizimin e akteve terroriste ndaj institucioneve të vendit, vrasjen e njerëzve të pafajshëm si dhe anëtarësim në rrejte të ndryshme terroriste.

Lideri Shiit i cili ndodhet në mesin e të ekzekutuarve në vitin 2011 kishte organizuar një protestë në qytetin Katif, protestë kjo që organizohej në të njëjtën kohë me atë të organizuar në Bahrejn. Ai u arrestua në vitin 2012 nga autoritetet e Arabisë Saudite me akuzat e nxitjes së protestave, rezistencës kundër forcave të sigurisë si dhe tentimi i hapjes zjarr ndaj forcave të policisë.

Nemr u dënua me vdekje më 15 shtator të vitit 2014, ndëkrohë që ky vendim u aprovua nga Gjykata e Lartë më 25 tetor në po të njëjtin vit.

Nga ana tjetër zëvendës ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Emir Abdullahijan kishte deklaruar se varja e Shejh Nemr-it i kushton shumë Arabisë Saudite.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *