Home / Kryesoret / Arlind Farizi doktori më i ri i shkencave të letërsisë

Arlind Farizi doktori më i ri i shkencave të letërsisë

Më datë 19 janar Në fakultetin e filologjisë dhe historisë, departamenti i letërsisë pranë Universitetit të Tiranës, Mr. Arlind Farizi ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës me temë: Tipologjia e Personazheve në romane e Ismail Kadaresë” përpara një komisioni të përbërë nga Prof.Dr. Dhurata Shehri udhëheqëse shkencore, akademik Floresha Dado kryetare e komisionit, Prof.Dr Ymer Ciraku oponent, Prod.Dr Klara Kodra oponente, si dhe Prof.Dr Adem Jakllari-anëtar komisioni.

Disertacioni i doktoraturës së Mr. Arlind Farizit, paraqet një studim monografik, përpjekje fillestare për të hedhur dritë mbi romanet e Ismail Kadaresë, më saktësisht, mbi tipologjinë e personazheve të romaneve si sistem, të cilat, në letërsinë shqipe, shquhen për mjeshtërinë dhe vërtetësinë, me të cilën janë skalitur në shumicën e tyre. Ismail Kadare është njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj, jo vetëm shqiptarë, por edhe ballkanik, është njëri prej “akretipeve” botërore, që arriti të bëjë letërsi të mirëfilltë nën kushtet e sistemeve ideokratike.

Ndryshe Mr. Arlind Farizi është asistent i rregullt në Universitetin shtetëror të Tetovës, në fakultetin e filologjisë, në programin studimor Gjuhë dhe letërsisë, ai është doktori më i ri i shkencavë të letërsisë në gjithë hapësirat shqiptare, ai në moshën 32 vjeçare arriti që me sukses të realizojë ëndrrën e tij për shkencë, dhe studime serioze në nivel të doktoraturës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *