Home / Lajme / Botë / Atraksion i ri në borë, rrëshqitje në dërrasë me ndihmë të kuajve
KARS (AA) – Atraksioni më i ri në Kars të Turqisë është rrëshqitja në dërrasë me ndihmë të kuajve. Ky lloj i rrëshqitjes është i ngjashëm me skijimin në ujë. Në njërën anë litari gjendet në personin që gjendet në dërrasën për rrëshqitje, e në anën tjetër tek kali dhe kalorësi. ( Hüseyin Demirci - Anadolu Ajansı )

Atraksion i ri në borë, rrëshqitje në dërrasë me ndihmë të kuajve

Atraksioni më i ri në Kars të Turqisë është rrëshqitja në dërrasë me ndihmë të kuajve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky lloj i rrëshqitjes është i ngjashëm me skijimin në ujë. Në njërën anë litari gjendet në personin që gjendet në dërrasën për rrëshqitje, e në anën tjetër tek kali dhe kalorësi.

Dy rrëshqitësit në dërrasë Ugur Doganay (33) dhe Ozgur Gokcan (31) tashmë prej një kohë të gjatë merren me “snowboarding”, ndërsa këtë fundjavë dëshironin të provonin diçka të re.

Doganay dhe Gokcan, siç theksojnë, për herë të parë rrëshqasin në sipërfaqe të rrafshët. Se ky lloj i rrëshqitjes nuk është fare i lehtë, dëshmojnë edhe disa rrëzime.

“Sot kishim dëshirë të provonim diçka të re. Për herë të parë kemi provuar rrëshqitjen në dërrasë me kuaj dhe vërtetë jemi kënaqur”, tha Doganay i cili shtoi se më shumë se me këtë lloj rrëshqitjeje merren më shumë se dhjetë vite, ndërsa me ski që në moshë të vogël.

Gokcan theksoi se ka qenë tejet e lodhshme, por po aq emocionuese.

Dy rrëshqitësit në dërrasë konsiderojnë se ky lloj rrëshqitjeje do të jetësohet dhe se opinioni do ta pranojë mirë.

Gockan theksoi se ka mundësi të organizohen edhe gara të ndryshme në rrëshqitje në dërrasë me ndihmë të kuajve.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *