Home / Kryesoret / Auto Shkollat: Protestë kundër vendosjes së kamerave të kandidatëve për shofer

Auto Shkollat: Protestë kundër vendosjes së kamerave të kandidatëve për shofer

Qindra automobila të auto-shkollave sot e bllokuan hyrjen e Qeverisë. Protesta është për shkak të revoltës nga vendimi ligjor i cili hyri në fuqi para dy ditëve dhe sipas të cilit auto-shkollat duhet patjetër t’i incizojnë me kamera trajnimet e kandidatëve për vozitës.

“Më besoni, këtu nuk ka politikë. Bëhet fjalë për mbijetesë të auto-shkollave dhe t’i vihet fund diçkaje që mund të jetë e keqe. Nëse fillohet të përzihen edhe në punën e auto-shkollave, atëherë thjeshtë, do duhet çdo kush në punë të shkojë me kamerë”, deklaroi Jonçe Apostollovski, kryetar i Shoqatës së auto-shkollave.Instruktorët thonë se auto-shkollat e tyre janë përplot me kandidatë që kanë dashur të testohen para se të hyjë në fuqi Ligji i ri.

Përfaqësuesit e auto-shkollave kanë dorëzuar kërkesë edhe në Gjykatën kushtetuese për pezullimin e pjesës së Ligjit për siguri në rrugë. Me këtë Ligj parashihet që trajnimi i kandidatit për vozitës si dhe veprimet e instruktorit të incizohen. Nëse auto-shkollat nuk i zbatojnë këto dispozita, munden të dënohen deri me 8 mijë euro.

Në ndryshimet e reja për funksionimin e auto-shkollave , pronarët e këtyre të fundit kanë kërkuar që çmimi të jetë më i ulët, pasi që sipas tyre pagesa prej 500 eurove për regjistrim në auto-shkolla është shumë e lartë në krahasim me rrogën mesatare në vend.

Krahas kësaj problem në vete është edhe një problem tjetër është se nga auto-shkollat kërkohet që të kenë parkingun e tyre ndërsa, duhet që veturat dhe mësojtoret të jenë të jenë të pajisura me kamera.Poashtue dhe testi provues do të jetë në formë elektronike

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *