Home / Kryesoret / Auto shkollat vazhdojnë protestën

Auto shkollat vazhdojnë protestën

Pronarë dhe instruktorë të autoshkollave të Tetovës dhe Gostivarit, sot në mënyrë të organizuar u nisën drejt Shkupit për të Protestuar para objektit të qeverisë, për shkak të vendimit ligjorë i cili tanimë ka hyrë në fuqi dhe sipas të cilit auto-shkollat janë të obliguara që të inçizojnë me kamera trajnimet e kandidatëve. Qëllimi i protestës sonë ka të bëjë me ligjin i cili na obligon neve si pronarë dhe instruktorë të auto shkollave që trajnimet, dhe përgaditjet e kandidatëve ta inçizojmë me kamera, ne jemi kundër këtij ligji, kundër këtij vendimi, sepse askund në botë nuk ka ndonje ligj të kësaj natyre, deklaroi Miralem Mustafai pronar i auto shkollës Uno 1.

Përfaqësuesit e auto-shkollave kanë protestuar në ditën e dytë përpara Qeverisë, duke kërkuar mos-zbatimit e detyrimit ligjor për vendosjen e kamerave nëpër makinat ku kryhet trajnimi i vozitësve të ardhshëm. Përfaqësuesit e auto-shkollave thonë se nëse trajnimi regjistrohet atëherë në bazë të logjikës kandidati nuk duhet ti nënshtrohet provimit para komisionit.

Përfaqësues të 120 auto-shkollave dorëzuan kërkesë deri në
gjykatën kushtetuese që të shfuqizojë pjesën e ligjit e cila parasheh trajnimi i kandidatit dhe puna e instruktorit të regjistrohen me kamerë dy anëshe.

“Dje kishim takim me përfaqësuesit e MPB-së dhe kemi sinjale të mira se mund të ketë përgjigje pozitive që të shfuqizohet ky nen i ligjit, ose të shtyhet që të zhbllokojmë tërë këtë”, tha Jonço Apostolovski, kryetar i Lidhjes së auto-shkollave.

“Komisioni nuk do të duhet të ekzistojë, sepse përmes kompjuterit mund të kontrollojnë nëse kandidati din të vozisë apo jo, njëherë e regjistrojmë ne, njëherë MPB, njëherë komisioni, e tërë kjo për të njëjtën punë”, u shpreh Juliana Ristevska, përfaqësuese e auto-shkollës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *