Home / Lajme / Botë / Autoritetet gjermane: Pas vendimit të Danimarkës, sistemi i Shengenit është i rrezikuar

Autoritetet gjermane: Pas vendimit të Danimarkës, sistemi i Shengenit është i rrezikuar

Autoritetet gjermane kanë porositur se sistemi i Shengenit i udhëtimit pa pasaporta përmes një pjesë më të madhe të Evropës është rrezikuar pas vendimit të Danimarkës që të forcojë kontrollin e kufirit të saj me Gjermaninë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, Martin Schaefer tha se qarkullimi i lirë në pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian “ndoshta është njëra nga arritjet më të mëdha në 60 vitet e fundit”.

Schaefer në deklaratën për media në Berlin porositi se sistemi i Shengenit është shumë i rëndësishëm, porse është kanosur për shkak të fluksit të madh të refugjatëve.

Ai përsëriti thirrjet e zyrtarëve gjerman për marrëveshjen panevropiane lidhur me atë sesi të kontrollohet lëvizja e migrantëve përmes kufirit.

Zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Punëve të Brendshme, Johannes Dimroth, duke komentuar vendimin e autoriteteve daneze që të forcojnë kontrollin e kufirit me Gjermaninë, theksoi se me kujdes do të ndjekin nëse dhe si do të ndikojë ajo në migacionin në veri të Gjermanisë.

Danimarka prej sot ka forcuar kontrollet në kufirin e saj me Gjermaninë vetëm disa orë pasi të njëjtin vendim e mori edhe Suedia, në mënyrë që të ulë fluksin e migrantëve,

Kryeministri danez, Lars Loekke Rasmusssen, deklaroi në Kopenhagen se kanë filluar të punojnë ekipet kontrolluese për udhëtarët të cilët hyjnë në vendin e tij nga drejtimi i Gjermanisë.

Nga ana tjetër autoritetet suedeze vendosën që të ashpërsojnë masat e kalimit të kufirit pasi 160.000 persona kanë parashtruar kërkesë për azil në këtë vend gjatë vitit të kaluar, që është numri më i madh i kërkesave për azil në Evropë nëse përjashtohet Gjermania. Shumica e parashtruesve të kërkesës janë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *