Home / Kryesoret / Baçev: Përfaqësim i barabartë për të gjitha partitë politike në Maqedoni
SHKUP (АА) - Lëvizja Popullore për Maqedoninë, sot paraqiti një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për zvarritjen e dispozitave të Kodit Zgjedhor. (foto: Janko Baçev, kryetar i LPM-së) ( Besar Ademi - Anadolu Ajansı )

Baçev: Përfaqësim i barabartë për të gjitha partitë politike në Maqedoni

Lëvizja Popullore për Maqedoninë (LPM), sot paraqiti një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për shkak të zvarritjes së dispozitave të Kodit Zgjedhor, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga partia thonë se kontestojnë dy dispozita të Kodit Zgjedhor në pjesën e prezantimit medial të partive. Në këto dispozita sipas tyre, thuhet se transmetuesit për një orë program të transmetuar mund të japin 18 minuta program propagandistik politik.

“Nga këto 18 minuta, tetë janë parashikuar për partinë në pushtet VMRO-DPMNE-në, tetë minuta për LSDM-në opozitare, një minutë për partitë që nuk kanë grupe parlamentare dhe vetëm një minutë për të gjitha partitë e tjera që nuk janë të përfaqësuara në Parlament”, tha kryetari i LPM-së, Janko Baçev.

Sipas tij, kjo është dispozitë shumë diskriminuese, e cila mundëson qasje të pabarabartë dhe të padrejtë në procesin zgjedhorë.

“Akoma më interesante është rasti me shërbimin radiodifuziv, më saktësisht në Radio Televizionin e Maqedonisë (RTVM), ku ky servis publik gjatë zgjedhjeve, 30 përqind të programit do të transmetojnë për ngjarjet ditore nga brenda dhe jashtë vendit, 30 përqind për partinë në pushtet VMRO-DPMNE, 30 përqind për LSDM-në opozitare, dhe vetëm 10 përqind për të gjitha partitë tjera”, konstaton Baçev.

Nga LPM-ja konsiderojnë se liderët e dy partive më të mëdha VMRO DPMNE dhe LSDM me dispozita të tilla janë dakorduar për demokraci vetëm për vete por jo edhe për partitë e tjera. LPM u bën thirrje dy liderëve që deri në mbajtjen e zgjedhjeve të ndryshojnë Kodin Zgjedhor në përputhje me kushtetutën dhe ligjet të cilat do të sigurojnë qasje të barabartë për të gjitha partitë politike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *