Home / Kryesoret / BB miraton 25 milionë euro kredi për Maqedoninë, paratë mund t’i tërheqë pas zgjedhjeve

BB miraton 25 milionë euro kredi për Maqedoninë, paratë mund t’i tërheqë pas zgjedhjeve

Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore dje Maqedonisë i ka miratuar kredit prej 25 milionë euro për përmirësimin e shërbimeve komunale, por paratë vendi nuk do të mund t’i merr para se të mbarojnë zgjedhjet e paralajmëruara parlamentarel.

“Duke e pasur parasysh ciklin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë, projekti do të hyjë në fuqi dhe do pagesa do të fillojë pasi që të mbarojnë zgjedhjet parlamentare”, qëndron në deklaratën zyrtare të Bankës Botërore.

Miratimi i këtij krediti njëherë vetëm se ka qenë i prolonguar, ndërkaq sipas informatave jozyrtare të Alsat M, ajo është bërë që të mënjanohet që paratë të miratohen në prag të zgjedhjeve të paralajmëruara më 24 prill. Kjo informatë tanimë është vërtetuar nga Banka Botërore, por vetëm pasi që të mbarojnë zgjedhje, pa precizuar ndonjë datë konkrete.

Para disa ditës, banka gjermane KFB Maqedonisë i miratoi 39 milionë euro kredit, për ngrohjen qendrore të Manastirit, ndërkaq nga ambasada gjermane gjegjësisht, përfaqësuesit e së cilës kanë qenë prezentë gjatë nënshkruajtjes së marrëveshjes në Qeverinë e Maqedonisë, në pyetjen se a ka gjasa që këto para të keqpërdoren për fushatë parazgjedhore, janë përgjigjur se paratë do të lëshohen në xhiro-llogarinë e ndërmarrjes që do ta punojë projektin, ndërkaq paratë do të lëshohen vetëm atëherë kur do të mbarojë puna, dhe do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *