Home / Kryesoret / BDI:Pranojmë propozimin e KSHZ-së, zgjedhjet të mbahen në afatin e rregullt

BDI:Pranojmë propozimin e KSHZ-së, zgjedhjet të mbahen në afatin e rregullt

BDI ka njohtuar KSHZ-në që i ka tërhequr amandamentet ndaj Metodologjisë për pastrimin e listës zgjedhore duke e zhbllokuar në këtë mënyrē punën e KSHZ-së dhe duke mundësuar kështu mbajtjen e zgjedhjeve në afatin e rregullt.

“Bashkimi Demokratik për Integrim ju njohton që e pranon Metodologjinë e propozuar dhe pregaditur nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor për pastrimin e listës zgjedhore. Bashkimi Demokratik për Integrim ndërmerr këtë hap në funksion të tejkalimit të të gjitha pengesave të mundshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe fton të gjitha palët që të japin kontributin e tyre për ta përmbyllur këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njohtuar edhe Komisionin Shtetëror Zgjedhor për këtë vendim dhe shpreson që të gjitha palët do të marrin në konsideratë interesat e shtetit përpara interesave partiak”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *