Home / Sport / Beckenbauer e dërgon Lewandowskin te Real Madridi

Beckenbauer e dërgon Lewandowskin te Real Madridi

Për të parën herë Bayern Munich pranon se Robert Lewandowski mund të jetë blerja e madhe e radhës për Real Madridit.

Konfirmimi vjen nga një nga emblemat e klubit bavarez, Franz Beckenbauer.

Presidenti i nderit i Bayner Munich shkruan në kolonën e tij në një ndër të përditshmet gjermane ndërsa analizon afatin kalimtar te klubet e mëdha në Evropë.

“Robert Lewandowski është një kandidat i mundshëm për Real Madridin”.

Beckenbauer pozicionohet krejt ndryshe kur vjen fjala për Thomas Muller, një tjetër futbollist në shënjestrën e disa prej klubeve më të mëdhenj të Evropës, ndërsa shkruan.

“Pa asnjë dyshim, Muller ka sanksionuar se dëshiron të vazhdojë te Bayerni, çka bën që fansat ta duan akoma më tepër”.

Beckebauer paralajmëron për një janar të nxehtë në afatin kalimtar të yjeve të futbollit si pasojë e fondeve të mëdha ekonomike që zotërojnë disa klube të Ligës Premier si dhe të pezullimit me të cilin përballen Real Madridit dhe Atletico, që nuk mund të bëjnë blerje në dy seksionet e ardhshme të afatit kalimtar.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *