Home / Kryesoret / Benzinat lirohen për gjysmë denarë, ndërsa dizeli për një denarë

Benzinat lirohen për gjysmë denarë, ndërsa dizeli për një denarë

Benzinat prej sonte në mesnatë do të lirohen për 0,5 denarë, ndërsa dizeli për një denar, vendosi sot Komisioni Rregullativ për energjetikë.

Një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 61 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 63 denarë.

Çmimi i ri i EURODIZEL (D-E V) do të arrijë 42,50 denarë. Ekstra vaji i lehtë për amvisëri lirohet për 0,5 denarë dhe do të kushtojë 31,5 denarë për litër.

Çmimi i mazutit M-1 zvogëlohet për 0,645 denarë për kilogramë dhe do të arrijë 15,324 denarë.

Komisioni rregullativ për energjetikë e konfirmoi çmimin e ri të karburantit në bazë të lëvizjes së çmimit të naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe kursin e denarit në raport të dollarit në 14 ditët e fundit.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *