Home / Kryesoret / Beogradi nuk i shpërbën strukturat paralele

Beogradi nuk i shpërbën strukturat paralele

Të gjitha strukturat paralele në veri të Kosovës, organet e përkohshme (komuna paralele), institucionet e arsimit e të shëndetësisë, të cilat punojnë me ligje të Republikës së Serbisë, përfshirë edhe organizatën e sigurisë të ashtuquajtur “Civilna Zastita” dhe të cilat financohen me buxhetin e Republikës së Serbisë do të vazhdojnë të jenë aktive dhe të funksionojnë edhe në vitin 2016, por edhe më tutje, nëse “Prishtina nuk i zbaton marrëveshjet e Brukselit pikë për pikë”.

Qeveria në Beograd, sipas medieve serbe në veri të Mitrovicës, ka zbatuar dhe ka respektuar të gjitha marrëveshjet e arritur, përfshirë edhe atë për integrimin e pjesëtarëve të “Civilna Zastita”-s në veri.

Sipas marrëveshjes, të cilën e kanë bërë publike mediet në veri, integrimi i 483 ish-pjesëtarëve të “Civilna Zastita”-s ka qenë dashur të përfundojë me 1 shtator 2015 me mundësi të zgjatjes së afatit deri më 15 shtator të të njëjtit vit.

“Të gjitha obligimet lidhur me zbatimin e kësaj marrëveshjeje Beogradi i ka plotësuar me përpikëri, përveç ndërprerjen e pagave të pjesëtarëve të ‘CZ’, sepse nuk është përcaktuar qartë se deri kur pala tjetër do t’i integrojë dhe të nisë t’i paguajë pjesëtarët e tjerë, si dhe të gjithë pjesëtarët e integruar të ‘Civilna Zastita’. Është arritur marrëveshje precize se në cilat institucione do të integrohen ata 483 pjesëtarë, por deri më tani janë integruar 105 persona”, sqarojnë mediet serbe. /Zëri/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *