Home / Lajme / Maqedoni / Berisha: Marrëdheniet ndëretnike, problemet më kryesore të krizës në Maqedoni

Berisha: Marrëdheniet ndëretnike, problemet më kryesore të krizës në Maqedoni

Tiranë, 17 janar – Ish-kryeministri i Shqiperisë Sali Berisha shprehet i shqetësuar për situatën më të fundit në të cilën është futur Maqedonia, e cila sipas tij është në një udhëkryq realisht të rrezikshëm. Berisha e pershendet punën e komisionerit Hahn, por marrëveshja e ndërmjetesuar nga zyrtari i lartë i Bashkimit Europian nuk trajtonte problemet madhore në marrëdheniet ndëretnike, raporton Portali Albeu.

“Maqedonia është në një udhëkryq realisht të rrezikshëm. Marrëveshja e ndërmjetesuar me një punë shumë të kujdesshme nga komisioneri Hahn i jepte përgjigje disa prej problemeve të mprehta politike ndërmaqedonase si dhe rikthente konsensusin dhe zgjidhjen konsensuale në vendin fqinj. Në këto aspekte ajo ishte e mirëpritur, por ajo nuk trajtonte problemet madhore në marrëdheniet ndëretnike që mendoj se janë dhe problemet më kryesore të krizës në Maqedoni, shprehet Berisha.

Si fillim, Marrëveshja e Shkupit ishte shumë e rëndësishme, shprhet Berisha, pasi hapte dyert për konsensuse që do bënin të mundur përgjigjet më të mira ndaj albanofobisë si dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe gjetjen e zgjidhjeve afatgjata që bëjnë të mundur të hiqet dorë nga diskriminimi i etnisë shqiptare.

“Megjithëkëtë, Marrëveshja e Shkupit si fillim ishte shumë e rëndësishme pasi hapte dyert për konsensuse që do bënin të mundur përgjigjet më të mira ndaj albanofobisë si dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe gjetjen e zgjidhjeve afatgjata që bëjnë të mundur të hiqet dorë nga diskriminimi i etnisë shqiptare dhe që qytetarët e Maqedonisë të jetojnë dhe të ndjehen realisht të barabartë në një vend dhe shoqëri multietnike si ç’është realisht vendi fqinj dhe shoqëria e tij”, shtoi ish-kryeministri shqiptar.

Sipas Berishës, Maqedonia është një vend shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe si i tillë komuniteti ndërkombëtar nuk mund të humbasë durimin së bashku me liderët politikë vendas.

“Maqedonia është një vend shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Ajo është themeluar mbi bazën e ligjit ndërkombëtar ndaj dhe në asnjë rast komuniteti ndërkombëtar nuk mund të humbasë durimin në kontributin e tij përcaktues së bashku me liderët politikë vendas në paqen, stabilitetin dhe orientimin euro-atlantik të Maqedonisë si vend, shtet dhe shoqëri multietnike”, përfundon prononcimin i ish kryeministrit, z.Sali Berisha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *