Home / Kryesoret / Buxheti i Fondit për sigurim shëndetësor për vitin 2016

Buxheti i Fondit për sigurim shëndetësor për vitin 2016

Fondi për sigurim shëndetësor vitin 2016 do ta fillojë me një buxhet të rritur historik prej 25,6 miliard denarë. Krahasuar me vitin e kaluar, rritja shënon vlerën me 1,4 miliard denarë respektivisht, krahasuar me vitin 2000 kemi pothuajse rritje të dyfishtë.

Për shpërndarje të drejtë dhe transparente të buxhetit, dy muajt e kaluar kemi zhvilluar negocijata me personelët e sistemit shëndetësor dhe kemi bërë shpërndarjen metodologjike mes Institucioneve shëndetësore publke dhe private. Negocijatat janë praktikuar në një mënyrë më ndryshe se herave tjera gjegjësisht, negocijatat janë mbajtur në hapësirat e vetë Instituconeve shëndetësore e disa prej tyre dhe në Fond. Për shpërndarjen e buxhetit, Fondi bazohet në të dhënat e Institucioneve shëndetësore dhe në analizat e realizimit të buxhetit në vitin 2015, Planin për llojin dhe fushëveprimin e shërbimeve shëndetësore, metodat e reja, shërbimet e reja shëndetësore për vitin 2016.

Këtë vit për herë të parë ndajmë mjete për funksionimin e Insitucionit të ri shëndetësor, Qendra PET i cili do të ketë rëndësi të madhe në sistemin shëndetësor.

Rritja e buxhetit për Institucionet shëndetësore publike është motivuese me qëllim që të rritet vëllimi dhe kualiteti i shërbimeve shëndetësore. Rritja e mjeteve është e kushtëzuar me rritjen e numrit të intervenimeve kirurgjikale tek Klinikat dhe Spitalet e përgjithshme, duke synuar zvogëlimin e udhëzimeve që jepen drejt Klinikave të kryeqytetit.

Në vijim do të veçojmë disa nga Institucionet shëndetësore publike me buxhet të rritur:

Klinika Universitare e Kardiologjisë ka rritje prej 19,4 milion denarë respektivisht buxhet të përgjithshëm prej 342,4 milion denarëve.

Klinika Universitare për Neurokirurgji ka rritje prej 9,9 milion denarë, buxhet të përgjithshëm prej 122,9 milion denarëve;

Klinika Universitare për Kirurgji torakale dhe vaskulare ka rritje prej 6,9 milion denarë, buxhet të përgjithshëm prej 112,4 milion denarëve;

Klinika universitare për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimiacion dhe mjekim intenziv-Qendra e urgjencës ka rritje prej 49,4 milion denarë, buxhet të përgjithshëm prej 443,9 milion denarëve;

Klinika universitare për hematologji ka rrite prej 19,9 milion denarë, buxhet të përgjithshëm prej 247,4 milion denarëve;

Klinika Universitare për radioterapi dhe onkologji ka rritje prej 24,4 milion denarë, buxhet të përgjithshëm prej 576,4 milion denarëve

Prej Spitaleve do ta veçojmë 8 Shtatorin me rritje prej 68,9 milion denarë, buxhet të përgjithshëm prej 829,9 milion denarëve;

Spitali Klinik i Shtipit ka rritje prej 19,9 milion denarë, buxhet të përgjithshëm prej 338 milion denarëve

Spitali Klinik i Manastirit ka rritje prej 19,9 milion denarë, buxhet të përgjithshëm prej 602 milion denarëve

Spitali Klinik i Tetovës ka rritje prej 29.9 milion denarë, buxhet të përgjithshëm prej 460 milion denarëve

Spitali i përgjithshëm Kumanovë ka rritje prej 48,9 milion denarë, buxhet të përgjithshëm prej 371,4 milion denarëve.

Spitali i përgjithshëm Gostivar ka rritje prej 45,9 milion denarë, buxhet të përgjithshëm prej 285,5 milion denarëve.

Spitali Klinik i Tetovës, Spitali i përgjithshëm Kumanovë dhe Spitali i përgjithshëm Gostivar kanë gjithsej rritje prej 123,7 milion denarë ose mbi 2 milion euro, respektivisht buxhet të përgjithshëm prej 1 miliard e 120 milion denarë.

Buxheti i mbetur prej 1,4 miliard denarë (540 milion denarë) shpërndahet për furnizimin e barnatoreve me barna që jepen me receta, për rritjen e numrit të trajtimeve për dijalizë, për rritjen e numrit të procedurave in-vitro dhe lirimin nga participimi i procedures in-vitro që hyri në fuqi nga 13 Nëntori 2015, si dhe rritja e vlerës së kapitacionit të mjekëve të përgjithshëm amë dhe stomatologëve amë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *