Home / Kryesoret / Buxheti i Janevës, debat i nxehtë në kuvend

Buxheti i Janevës, debat i nxehtë në kuvend

Deputetët e VMRO DPMNE-së do t’i japin para Katica Janevës, ndonëse thonë se nuk janë të kënaqur nga puna e saj. Nuk është transparente dhe vepron kokë më vete, kështu vepron Janeva sipas deputetit të VMRO DPMNE-së Krtso Mukovski. Ai kërkoi në afat sa më të shpejtë që Janeva të dorëzojë raport të hollësishëm si dhe për çfarë do t’i shpenzoj paratë.

“Në të kundërtën, kjo zonjë dhe ekipi i saj ashtu siç e perceptojnë në opinion se ajo punon kokë më vete dhe në mënyrë jo- transparente dhe për fat të keq ky epitet edhe më tej do të jetë pjesë përbërëse e punës dhe ekipit të saj” tha Krsto Mukovski, deputet i VMRO DPMNE-së.

“Le të vij dikush të më pickojë që të vërtetohet se nuk jam në ëndërr. VMRO DPMNE dhe deputetët ankohen, qajnë dhe kërkojnë llogari se si shpenzohen paratë e shtetit. Çfarë ironie kolegë? Po këto para që do t’i shpenzoj prokuroria për 1 vit janë sa bishti i Bukefalit. 600.000 euro për një Mercedes dhe nuk pyesni si janë shpenzuar, dhe tani ju kujtua të ankoheni. VMRO DPMNE të kërkoj llogari se si janë shpenzuar paratë e shtetit”, u shpreh Stefan Bogev – Deputet .

Deputetja e VMRO DPMNE-së Kuzmanovska tha se provimi i parë ku ka rënë Janeva dhe dyshimet për anshmërinë e saj është roli i saj për lirimin e Zoran Verushevskit.

“Fitova përshtypjen se ju në mënyrë të njëanshme mbroni dikë, e mbroni Katica Janevën. Kemi përshtypjen se dikujt i është drejtuar që ta mbroni. Nuk ka nevojë. Diskutimi im dhe i kolegut tim është në drejtim të asaj që të tregojmë me fakte se çfarë është bërë deri më tani nga prokuroria speciale”, tha Kuzmanovska.

“Vërtetë ndjej kënaqësi kur pas një qeverisje të këtillë të Nikolla Gruevski 10 vite: kontrolloni gjyqësorin, kontrolloni policinë, kontrolloni prokurorinë, i kontrolloni të gjitha institucionet. E tani në temën prokurorja speciale publike Katica Janeva, për se them se ndjej kënaqësi, sepse ju dëgjoj kështu të gjunjëzuar duke qarë”, deklaroi Goran Misovski, deputet.

Deputetët e opozitës i porositën kolegët e tyre të pushtetit, të kërkojnë llogari edhe për punën e prokurorit publik Marko Zvërlevski. Ndryshe, buxheti i prokurorisë speciale për këtë vit është 4 milion euro që dedikohen për rroga dhe shpenzime tjera.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *